Lideri i deri vonshëm i Partisë për pavarësi të Mbretërisë së Bashkuar, Nidgal Farage, ka thënë se projekti i Bashkimit Evropian po vdes.Ai në Strasbourg, pas mbledhjes së Parlamentit Evropian, ka thënë se do t’iu ndihmojë vendeve të tjera që të dalin nga Bashkimi Evropian.
Ai ka shtuar se me këtë do të merret sapo t’i përfundojë mandati i tij si lider i UKIP.
Kemi hapur dyert për përfundimin e Unionit politik Evropian. Besoj se rezultati i referendumit në Britani do të japë shpresë edhe për lëvizjet e ngjashme në Bashkimin Evropian. Asgjë më nuk do të jetë e ngjashme e në muajt e ardhshëm pres krizë të re në eurozonë”, ka thënë Farage, cituar nga Express. ( b.an)