Presidenti amerikan, Barack Obama mori pjesë, për herë të parë, në një takim elektoral të kandidates demokrate për president, Hillary Clinton.
”Unë do të votoj për Clinton. Unë e di se sa e mençur dhe sa e përgatitur është ajo për ngjarjet”, deklaroi Obama në takimin elektoral të zhvilluar në Karolinën e Veriut.
Obama dhe Clinton kanë kandiduar së bashku në primaret përpara se ai të zgjidhej president i SHBA-së.
Pasi mori postin, Obama i ofroi ”kundërshtares” së tij detyrën e lartë të sekretares së Shtetit, detyrë që Clinton e pranoi. (java / r.a)