Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan sot vendosjen e sanksioneve financiare kundër liderit koreanoverior, Kim Jong-Un si edhe kundër dy zyrtarëve të lartë të regjimit komunist për shkelje të të drejtave të njeriut.
”Kim Jong-Un futet për herë të parë në listën e zezë të Thesarit amerikan, pas publikimit të një raporti të Departamentit të Shtetit mbi abuzimet e rënda me të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut”, thuhet në një komunikatë të Thesarit amerikan.
”Të ardhurat e mundshme të tyre në territorin amerikan u bllokuan”, shtohej në të