Pas dënimit që skuadra e Skënderbeut mori nga CAS që i akuzoi korçarët për trukime ndeshjes, duke e përjashtuar me një vit nga Kupat e Europës, ka reaguar skuadra e Partizanit.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare të klubit, 15-herë kampionët e vendit i kanë bërë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit që të ketë një reagim ndaj këtij skandali, duke parë dhe reagimet që kanë bërë Federatat e shteteve të tjera.
Partizani do të ishte një nga skuadrat që do të përfaqësonte futbollit shqiptar në “Champions League”, në rast se në FSHF do të ishin treguar më profesionistë në akuzat e ngritura nga UEFA, që të mos e linin futbollin shqiptar pa një skuadër përfaqësuese në “Champions League”.
Reagimi i Partizanit:
Pas zyrtarizimit te denimit te KF Skenderbeut, per paracaktim te rezultateve, referuar vendimit te sotem te CAS, klubi i Partizanit pret nje qendrim nga ana e FSHF-se, duke pare edhe reagimet qe kane mbajtur Federata te tjera demokratike te Europes, ne raste te ngjashme.
Sot, futbolli shqiptar u njollos zyrtarisht nga organizmat drejtuese te futbollit ne kontinent. Ndihemi te hidheruar qe asnje ekip shqiptar nuk do perfaqesohet ne Champions League, per shkaqe anti-futbollistike./Tema/a.k