Pas lajmit se është shtyrë liberalizimi i vizave përshkak të mos ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit, ka reaguar Presidenti Thaçi.
Në një shkrim në faqen e tij në Facebook, Thaçi ka goditur partitë politike, duke thënë se të gjithë jemi humbës. Sipas tij, kosovarët e humbën liberalizimin e vizave përshkak të përfitimeve ditore të disa politikanëve. Por, ai ka thënë se Demarkacioni do të ratifikohet gjatë ditëve të ardhshme.
Thaçi po ashtu ka shtuar se demarkacioni si kauzë nuk ekziston duke i ftuar të gjitha partitë parlamentare që të bashkohen për ratifikimin e marrëveshjes sepse kështu dalim fitues, citohet Koha. (b.an)