Barcelona ka shprehur mbështetjen e plotë për sulmuesin Lionel Messi dhe babanë e tij, Jorge, pas shpalljes së tyre fajtorë në gjykim për evazion fiskal.
Lionel Messi dhe babai i tij, Jorge, kanë mbështetjen e plotë të Barcelonës, pas shpalljes së tyre fajtorë në gjykim për evazion fiskal.
Messi është dënuar me 21 muaj burg, por nuk do ta shërbejë në rast se ai paguan 2 milionë euro, ndërsa babai i tij Jorge edhe 1.5 milionë të tjera.
Në ndërkohë, Barcelona ka publikuar komunikatë zyrtare në lidhje me vendimin.
“Barcelona shpreh mbështetjen e plotë ndaj Leo Messi dhe babait të tij, në lidhje me dënimin për evazion fiskal”, shkruan në komunikatën e klubit, përcjell lajmi.net
“Barcelona konsideron se Messi nuk ka asnjë përgjegjësi penale në lidhje me rastin andaj ne do të vazhdojmë t’i qëndrojmë afër atij dhe familjes në mbrojtje të interesave legjitime”, shtoi klubi./a.k