Po mbahen protesta në Luiziana të Amerikës, për shkak se dy policë të bardhë kanë qëlluar për vdekje një njeri me ngjyrë.
Protestuesit kanë bllokuar rrugët, pasi organizatorët u zotuan se do të mblidhen para zyrave të bashkësisë së Luizianës.
Autoritetet policore deklaruan se dy policët i janë përgjigjur një denoncimi pasi Alton Sterling, 37 vjeçar kishte kërcënuar me armë disa persona pranë një bari, e më pas policia ishte detyruar ta qëllojë, shkruan BBC.
Oficerët në ShBA vrasin mesatarisht 1 mijë persona, ku pjesa më e madhe prej tyre janë shtetas amerikanë me ngjyrë.
Video ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale kështu duke sjellë reagime të ashpra të komunitetit dhe protesta në shtete të ndryshme./a.m.