Deputeti i parlamentit turk nga Partia Popullore Republikane, ka thënë se ekzistojnë prova që dëshmojnë për lidhje mes Rexhep Taip Erdogan presidentit të Turqisë dhe grupit terrorist ISIS.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Aran Ardam ka thënë se këto dokumente do t’i dorëzohen Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
Ardam i cili me urdhër të zv/prokurorit turk ishte arrestuar në aeroportin e Ankarasë, ka thënë: Jemi tejet serioz në zbulimin e sekreteve dhe veprimeve të fshehta të lidhjeve të rrezikshme midis Erdogan dhe institucioneve qeveritare turke me Fronti Al Nusra, ISIS dhe grupe tjera terroriste në Siri.
Ai ka shtuar: Unë posedoj dokumente që dëshmojnë përmbajte të rrezikshme dhe zbulojnë lidhje midis Erdogan dhe grupeve terroriste dhe në një të ardhme të afërt unë do t’i zbulojë këto dokumente. /kp/