Gjermania i ndërpreu ëndrrën për të fituar titullin evropian me Italinë, por ndërkaq mund t’i bëjë një dhuratë financiare Antonio Contes.
Ish-trajneri i Italisë ka pasur një klauzolë në kontratën me Federatën Italiane për një bonus prej 500 mijë eurosh nëse do të arrinte ta rikthente kombëtaren e kaltër në dhjetë vendet e para të renditjes së FIFA-s, ku skuadra mungon prej dy vitesh.
Renditja e FIFA-s rifreskohet më 14 korrik dhe Italia deri tani lëkundet midis vendeve 9 dhe 11. Rivali që mund ta mbajë jashtë dhjetëshes së parë është Franca, e cila nesër ndeshet me Gjermaninë. Nëse kampionët e botës fitojnë gjysmëfinalen kundër organizatorëve, atëherë është e sigurt që Italia ngjitet lart, duke aktivizuar klauzolën në kontratën e Contes.
Në këtë mënyrë, Conte ka 500 mijë “arsye” për të bërë tifozllëk për gjermanët.
d.i.