Fondet e Be duhet të përdoren me fleksibilitet dhe për projekte të rëndësishme që u vlejnë qytetarëve. Kjo ishte deklarata e dhënë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë konferencës së IPA për fondet e unionit.
“Lajmi i mirë që erdhi dje nga Parisi është që projekti ynë i zgjerimit do të vazhdojë. Më shumë Evropë, më shumë bashkëpunim. Është një moment reflektimi, që fondet e BE të mos përdoren më për të shpikur “rrotën”. Për veçse të tregohemi të disiplinuar se si i përdorim fondet, të reflektojmë e të tregohemi të kujdesshëm për projektet që kanë duk”, tha Veliaj.
Më tej ai bëri një apel edhe për reformën në drejtësi. Për kryebashkiakun Veliaj miratimi I reformës do të rriste besueshmërinë ndaj Shqipërisë për të përfituar më shumë fonde.
“Një gjë që dua të them sot është reforma në drejtësi. Shqipëria humbet besueshmërinë për të përfituar fondet nëse drejtësia në vend blihet me blihet me para”, tha Veliaj./a.m.