Ambasadorja e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Filloreta Kodra dhe disa prej diplomatëve shqiptarë në Gjenevë, janë përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin për shkak të një konflikti që duket se e ka fillin në Shqipëri, mes Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Mirëqënies Sociale.
Në një audio, publikuar në NewsBomb.al, dëgjohet biseda në një mbledhje mes Kodrës dhe stafit të ambasadës.
Ambasadorja i tërheq vëmendjen punonjësve që nuk raportojnë me shkrim dhe nuk i kthejnë përgjigje me email, që sipas saj është dokument zyrtar.
Në fillim të materialit audio dëgjohet se ajo i kërkon llogari një punonjësi për një informacion pas një mbledhjeje që nuk e ka raportuar me shkrim.
Pjesë nga debati
Kodra: Të kërkova informacion, e ke bërë?
Punonjësi: Po me le ti mua të vija te zyra, erdha urgjent…
Kodra: Me shkrim, e beje me shkrim, Ule zërin!
Punonjësi: E kam zërin të lartë nga natyra..
Kodra: Natyrat e tua mbaji me atë që të durojnë…
Punonjësi: Nuk dua të më durosh ti!
Kodra: Ka mundësi të pushosh!
Punonjësi: Po ti pse nuk e ul zërin?
Kodra: Dil, më sill informacionin, çohu këtu dhe mëso të flasësh!
Punonjësi: Po unë erdha me urgjencë…
Kodra: Raportohet me shkrim, jo me gojë, lëri komentet, nga ty i dua të gjitha gjërat me shkrim!
Punonjësi: Dhe unë i dua urdhrat me shkrim!
Kodra: Mos më fol mua, jam unë këtu shefi, çohu nga tavolina, nuk dua të flas më me ty, vetëm me shkrim, dil jashtë!
Punonjësi: Me shkrim do komunikoj edhe unë.
Kodra: Zotëri, cohu nga tavolina dhe ik!