Flamur Noka, i cili u zgjodh koordinator i PD në Qarkun e Vlorës pak kohë më parë, në kuadër të riorganizimit të strukturave të Partisë Demokratike, është duke përçarë strukturat e kësaj partie. Ai ka mënjanjuar drejteuesit e PD-së dhe ka nisur punën me bashkëpuntorin e ngushtë të ish- kryeministrit Berisha, Vasil Bollanon.
Sipas burimeve tw gazetës TemA, pardje rreth orës 21:00 deri në mesnatën e vonë në një restorant pranë portit detar në Himarë ( i cili është ndërtim pa leje në pronësi të një zyrtari të lartë të PBDNJ), Flamur Noka ka zhvilluar një takim me Bollanon, larg syve të deputet në vitin 2017 dhe për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së në Himarë, zonjën Lefterie Prifti, e cilia njihet si vartëse e këtij të fundit.
Prifti njihet ndryshe si “zari” i Bollanos pasi thuhet se ky i fundit i ka nxjerrë nga burgu të birin, i cili ka qenë i kapur me drogë në Greqi.
Po ashtu, pas humbjes së garës së për kryetare të Bashkisë, Bollano e ka rikthyer Priftin si drejtoreshë të një banke ku ajo punonte më parë. Kumbari Noka ka dhënë dakordësimin e tij pa u konsultuar me bazën dhe me koordinatorin e PD për Himarën, Stefo Duni, por me urdhër të drejtëpërdrejtë të Berishës.
Ndërkohë, sipas burimeve edhe nga PD e Vlorës, rikthimi i Bollanos në politikë dhe moskonsultimi me bazën, ka revoltuar drejtuesit e saj. Sakaq, mësohet se si shpërblim për bashkëpunimin e frytshëm disavjeçar të ish kryeministrit Berisha me drejtuesit e OMONIA-s, qarqet Òlogreke të Himarës në SHBA duan t’i nxjerrin një pension simbolik në shenjë respekti dhe mirënjohjeje./Tema/a.m.