Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i plagosjes së ndodhur gjatë ditës së djeshme .
Më datë 05.07.2016, Efektivat e Komisariatit së Policisë Tropojë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit,
-Zef Pepkolaj, 55 vjeç, banues në fshatin Rajë, Tropojë, me detyrë punonjës Policie në Komisariatin e Policisë Tropojë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës së djeshme për motive të dobëta, konflikt çasti, ka qëlluar me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sokol Pepkolaj, 54 vjeç, banues në fshatin Rajë, Tropojë.
I plagosuri ndodhet në Spitalin e Tropojës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 76 e 22 i Kodit Penal./a.m.