Golden State ka larguar dy lojtare, Andrew Bogut dhe Harrison Barnes, të cilët do te shkojne tek Dallas, per te siguruar te ardhurat per blerjen e Kevin Durant.
Golden State dhe Dallas kane gjetur akordin dhe kontratat e reja te Bogut dhe Barnes jane drejt finalizimit.
Bogut, 31 vjeç, kishte nje page vjetore prej 11 milione dollare dhe Barnes, 24 vjeç, merrte 9 milione dolllare.
Keto transferta u realizuan qe Warriors te paguaje per Durant rreth 27 milione dollare ne vit.
Edhe nigeriani Festus Ezeli pritet qe te lihet i lire nga Golden State.
Durant, lojtari me i mire i sezonit 2013-14 dhe kater here shenuesi me i mire i NBA, zgjodhi qe te vazhdoje karrieren me Golden State pas nente sezonesh me Oklahoma City.
atsh/d.i.