Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit privat Diren, e cila u filmua duke rrahur një fëmijë 3-vjeçar, ka apeluar masën e arrestit me burg, dhënë nga Gjykata e Tiranës.
Ajo e ka dërguar kërkesën në Gjykatën e Apelit, ku kërkon ndryshim të masës së sigurisë.
Ish-gazetarja u arrestua pasi u publikua në emisionin investigativ “Stop” një video e tmerrshme ku ajo dhunonte barbarisht një fëmijë 3-vjeçar me probleme në të folur. Traumat tek i mituri ishin aq të mëdha sa ai zgjohej natën e godiste veten, duke qarë vazhdimisht.
Pas dyshimeve të prindërve, të cilët panë edhe shenja në trupin e të birit, në kopshtin “Diren” u vendosën kamera të fshehta, çka nxorën në pah anën çnjerëzore të administratores Shabani, nënë e një vajze të vogël.
Skandali nuk mbyllet me kaq, pasi ndaj saj janë bërë dy kallëzime të reja nga dy prindër të tjerë që dërgonin fëmijët në këtë kopsht.
d.i.