Zakonisht ajo që shikojmë rëndom në pjesën e pasme të makinave në Shqipëri është “Kujdes, jam shofere e re”. Por, sot një automjet i ka habitur të gjithë, kalimtarë dhe shoferë, pas makinës ai kishte vendosur një djalë të vogël, i cili mesa duket po flinte.
Kjo papërgjegjshmëri nuk ka kaluar në heshtje nga njerëzit, të cilët e kanë kritikuar drejtuesin e automjetit për lënien e fëmijës në këtë mënyrë sikur të ishte një objekt i parëndësishëm.
Kjo makinë është filmuar nga një shofer në zonën e 21-Dhjetorit në Tiranë disa minuta më parë dhe tregon një fëmijë me një bluzë të verdhë dhe pantallona të bardha teksa qëndron i strukur në pjesën e pasme të makinës, gjë që e bën të vështirë edhe për shoferin që të shikojë rrugën për të mos folur më pas për jetën e fëmijës./Jetaoshqef/a.k