Këtë herë, një mbikëqyrës në media ka thënë se Apple ka shkelur të drejtën e autorit, duke lejuar një film i cili ka në përmbajtjen e tij propagandë, të shikohet përmes Youku HD, një aplikacion në dispozicion në App Store.
Prania e Apple në Kinë është në rritje, po kështu janë edhe vështirësitë e saj ligjore.
Kompania Cupertino, me bazë në Kaliforni tani është paditur nga një krah i Administratës Shtetërore të Shtypit, Botimeve, Radiove, Filmave dhe Televizione (SARFT) rreth një video propagandistike të vitit 1994, raporton AP. Qendra e Prodhimit të programeve, Movie Satellite Channel, pretendon se ka të drejta ekskluzive të filmit në internet, dhe se Apple me transmetimin e filmit ka shkaktuar “humbje të mëdha ekonomike.”
Filmi në fjalë, “Xuebo dixiao”, fokusohet në ngjarjet midis Kinës dhe Japonisë në vitin 1930. Ajo nuk u transmetua direkt nga Apple, por përmes Youku HD, një aplikacion në dispozicion në App Store./krokodili.al