Tregu i brendshëm valutor është i qëndrueshëm. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016 Banka e Shqipërisë nuk ka ndërhyrë në tregun e këmbimeve valutore dhe kjo sjellje pritet të vijoj edhe në vazhdim, citon njoftimi i BSH-se.
Ekspertët bankar shprehen se tregu valutor në ecurinëe tij reflekton zhvillimet në bursat ndërkombëtare, por më së shumti luhatjet e valutave kryesore euro dhe dollarë ndikohen edhe nga dinamika e brëndshme ekonomike e vendit.
Sipas Banksë së Shqipërisë, gjatë këtij viti 2016, euro është luhatur në intervalin janar 2016, 138.86 lekë dhe në qershor 2016, në nivelin e 137.56 lekë. Pra luhatjet e papërfillshme brenda parashikimeve të Bankës Qendrore, nuk kanë diktuar nevojën për ndërhyrje dhe për më tepër ka reflektuar qëndrueshmërinë e treguesve makroekonomik dhe financiarë të ekonomisë shqiptare.
Pritshmerite per periudhen ne vijim, parashikojne forcim te monedhes vendase Lek kundrejt valutave kryesore kjo per shkak te sezonit veror qe karakterizohet me rritje te sasise euro dhe dollare ne treg, nga turistet dhe emigrantet qe vijne ne vendin tone.
Një euro e dobët, (monedha qe perdoret me shume ne vendin tone) favorizon të gjithë ata që kanë kreid në këtë monedhë pasi do të paguajnë më pak për këstet mujorë. Gjithashtu, importuesit do i blejnë më lirë mallrat, çka paralajmëron rënie të çmimeve në treg.
Nga ana tjetër, edhe qeveria do të paguajë më pak për shlyerjen e interesave të borxhit të jashtëm. Me humbje dalin eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të ulet.