Një vajzë nga Tirana me profesion police shprehet e zhgënjyer për profesionin që ka zgjedhur. Një ëndërr që e realizoi, por në realitet gjërat nuk shkuan dhe aq mirë. 25-vjeçarja, e cila punon me patrullat shprehet se policët për një pije, orbit apo drekë me peshk, janë gati të shesin uniformën dhe kjo ia ka kthyer punën në stres. Për më tepër lexoni letrën e saj dhe kritikat që ajo ka ndaj kolegëve dhe mënyrën sesi ata punojnë.
Gjithë mllefin e saj ajo e ka ndaj kolegëve meshkuj, sidomos ata të vjetrit, duke thënë për Jetaoshqef.al se ata punojnë pa norma.
“Per koleget meshkuj se me ato kam punuar pastaj pjesa me e madhe keshtu vepron sidomos te vjetri. Jane te rralle ato qe kane norme. Mbase gaboj une ne gjykimin tim por nuk ben keshtu,te ndjehesh ne siklet kur del ne sherbim”.
Letra:
“Per Policet. Kam tash 8-muaj qe po punoj ne kete profesion. Mendoja ndryshe se do ishte por jo jam e zhgenjyer. Kam bere sherbim me kolege te ndryshem dhe me ka rene rasti ti njoh sesi jane, sesi flasin per njeri-tjetrin, sikur ato s’kane bere ndonjehere sherbim bashke. Sesi behet dallim midis nesh, dmth ai qe ben punen do vuaj do e stermundojne kurse ai qe nuk e ben rri e ben sehir. Po pse keshtu duhet te jete qe te ndjehemi te rrezikuar edhe kur punon, prandaj eshte per te ardhur keq.
Po mire qe nuk punojne sa mire gjejne kurajo dhe bejne thashetheme per nj-tj, po hapeni mendjen mos paragjykoni, mos beni bla bla mbas kraheve se c’beni. Ai apo Ajo, edhe kur nuk prononcohesh rri pa folur vazhojne e flasin akoma deri sa perfundojne tek komshiu, per kusheririn e ku ta di …e kur shkojne per ti takuar njerzit qe me ngulme te marrin dicka.
Po pse per kete pune eshte kjo uniforme, per te bere veten si lypsar per nje kanace cola, bravo….per nje pako orbit,per ndonje peshk e shume e shume te tjera ,,,,ku e keni dinjietin, sedren, egon tuaj po personaliteti juaj ku shkon ne syte e qytetareve, lereni njerzit t’iu japin respektin se e meritoni,e ju duke u bere si servila per gjera te kota. Jeni ne pune nuk ju vret nje kafe, nje leng je i ndergjeshem ne ato qe beni mos e beni veten si lypesar, po respektoni ate uniforme sic duhet, se kur vjen puna te keni ndonje hall te madh se kapeni duke u korruptuar ata nuk vijne te te hedhin milionat neper gjyqe, keshtu qe jeni te sakte me veprimet e tuaja mos abuzoni dhe degjeneroni uniformen po jeni unik ne ate lloj vesheje ku te tregoni se ju jeni vertet per tu lakmuar. Ndryshoni kete lloj sjellje dhe tregoni se keni “Kod Etike”./JetaOshQef/a.m.