Kryeministri ka marre fjalen dhe ka falenderuar presidentin Hollande per organizimin e darkes me rastin e ditelindjes se tij:
“Nuk e kisha imagjinuar zoti president se ju do te kishit organizuar kete darke kaq te mrekullueshme ne Pallatin e Elizese per ditelindjen time dhe madje do te ftonit edhe kancelaren qe te merrte pjese!
Une nuk di si t’ju falenderoj por ju siguroj se keni bere gjene e duhur, sa me shume ne te festojme se bashku aq me mire ju europianet e BE do ta kuptoni vleren shpirterore te shqiptareve te Ballkanit per BE”, ka thënë Rama.
Salla prej rreth 200 vetesh ka shperthyer ne te qeshura e duartrokitje dhe me pas presidenti Hollande ka porositur torten e ditelindjes se Edi Rames.
Duke shuar qiririn e tortes kryeministri shqiptar ka thene “urimi im eshte qe Ballkani te behet sa me pare pjese e BE per t’i kthyer Europes buzeqeshjen!”
Darka e punes eshte kthyer keshtu ne nje feste te papritur dhe gazetaret e pranishem ne dalje kane vene re nje hare te pazakonshme ne fytyrat e lidereve qe largoheshin njeri pas tjetrin nga Pallati i Elizese duke shtrenguar duart me presidentin e Francës.
ma.me