Gazetari Artan Hoxha tha në Opinion, në lidhje me transportin e parave se si ka mundësi që një makinë sjell parat në bankat që janë në zonën e ish-Bllokut dhe pas e shoqërojnë dy benza 190-ëshm që mezi qëndrojnë në këmbë. Si është e mundur? Ai i policisë private kur ka fituar tenderin në komision ka paraqitur mjete tepër moderne dhe të sigurisë bashkëkohore.
Sipas gazetarit, Hoxha këtu është e gjitha skema e korruptuar, duke nisur që nga ai që i licenson dhe deri tek ai tjetri që bën transportin apo sigurinë e vlerës monetare të bankave të nivelit të dytë.
“Personat në fjalë, pasi thyen të gjitha sistemet e sigurisë, pastaj humbën. Shqipëria nuk është një nga vendet që ka një infrastrukturë perfekte, ku ti të kesh qindra mundësi largimi, ato janë shumë të kufizuar, kjo është një mundësi e mirë e policisë për të ndjekur autorët. Unë ka ndjekur një nga ato ngjarjet ditën e sotme, ku menjëherë pas ngjarjes janë bastisur banesat e një grupi personash në zonën Nikël, Zezë dhe Fushë-Krujë. Madje disa janë thirrur, i kanë kërkuar të paraqiten vetë dhe ata janë paraqitur, bashkë me alibinë se nuk kemi qenë ne. Çfarë ndodhi, në një banesë e cila ndodhet në fshatin Derven është bastisur banesa dhe nuk është gjetur personi, i cili dyshohej se mund të ishte një nga pjesëtarët e grabitjes. Një ditë më pas, me datë 1 korrik, përgjatë një aksioni që unë ende nuk e kam verifikuar, ekzaktësisht se cila njësi e ka kryer, është qëlluar, me armë zjarri ndaj një personi i cili mendohet se ka qenë tek grupi i personave që mund të ketë marrë pjesë në grabitje. Është qëlluar me armë, madje kanë qenë tre automjete, për fatin e mirën nga vendi i ngjarjes unë kam siguruar një predhë, ai që e ka përdorur e ka pas armën e mbushur. Unë i bëj thirrje Prokurorit të nisë hetimet. Ai është një plumb me dy shpërthime dhe nuk bën rikoshet. Po të hyri në trup, mbaron punë”, tha Hoxhaj në Opinion.