Të gjithë besimtarët myslimanë në të gjithë botën sot festojnë festën e Fiter Bajramit.
Kjo festë e shenjtë përmbyll muajin e madhërueshëm të Ramazanit, ku besimtarët agjërojnë për 30 ditë (një nga 5 shtyllat e Islamit) me faljen e namazit të Bajramit.
Në Tiranë, ashtu si në vitet e tjera edhe këtë vit namazi i Fitër Bajramit u fal në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shkak të numrit të madh të besimtarëve, ceremonia kjo, e organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.
Të gjithë besimtarët, por edhe krerët e Komunitetit Myslimanë kanë uruar për të gjithë besimtarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e diasporë për më shumë begati, paqe, prosperitet e harmoni për Shqipërinë.
Pas atmosferës së ngrohtë festive mes vëllezërve myslimanë, siç konsiderohen mes njëri-tjetrit besimtarët, gëzimi i kësaj dite vijon me shtrimin e tryezës së Fiter Bajramit dhe pasdite me urimet për mirësi e begati në familjet e të afërmve dhe miqve.