Në kuadër të turneut nëpër metropolet botërore iluzionisti nga Zvicra, në botë i njohur për nga aftësitë e realizimit të trukeve të mahnitshme magjike, Peter Marvey në Antalya organizoi spektaklin e madh “Magjistarët pa kufij”, shkruan AA.
Në këtë mënyrë manifestimi EXPO 2016 në qytetin turk në brigjet jugperëndimore të Mesdheut mblodhi mijëra turistë dhe banorë vendas të cilët dëshmuan për truket e mahnitshme iluzioniste të zviceranit të njohur botëror.
Brohoritje më të mëdha shkaktoi performanca e tij në të cilën, pas drejtimit të biçikletës së fitnesit, trupi i tij u nda në trup dhe këmbë. Publiku me duartrokitje përcolli edhe truket e Marvey me qëndrimin pezull në ajër, zhdukjen dhe paraqitjen përsëri në skenë, lirimin nga prangat dhe shumë ndërhyrje tjera.
Antalya, në të cilën janë të vendosura vendpushimet më luksoze, ndryshe konsiderohet si kryeqendër e rivierës turke emri i së cilës do të thotë “ylli i ndritshëm i Detit Mesdhe”, referon Express. (b.an)