Policia amerikane në Ohajo ka shtrirë përdhe dhe ka arrestuar një shtetas nga Emiratet e Bashkuara Arabe duke dyshuar se ishte terrorist.
Por ai në fakt ishte një biznesmen që po hynte në një hotel për një takim pune.
Ahmed Al Menhali u dyshua për terrorist por pas kontrollit të dokumentave e lanë të lirë.
Ambasada e EBA pranoi faljen e departamentit të policisë dhe këshilloi shtetasit e vet të shmangin kostumet tradicionale arabe në lëvizjet e tyre në Amerikë./a.m.