Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili po merr pjesë në Samitin e Parisit, ka vlerësuar vëmendjen që Bashkimi Europian dhe Franca i kushton vendeve të Ballkanit Perëndimor, pavarësisht zhvillimeve të fundit në Union.
Kreu i diplomacisë shqiptare nënvizoi se gjithsesi do të dëshironte që zgjerimi i BE-së të ishte me ritme më të shpejta.
“Organizimi i Samitit të Ballkanit Perëndimor në Paris për të tretin vit radhazi në kushtet kur Europa po përballet me pasojat e brexit, është një lajm i mirë në vetëvete, sepse dëshmon që angazhimet e BE përkundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor mbeten të pandryshuara. Ndonëse të gjithë do të dëshironim që politika e zgjerimit të ecte me ritme më të shpejta dhe më cilësore për të përfunduar një orë e më parë proçesin e shtendërtimit dhe shtetkonsolidimit demokratik të vendeve të Europës adriatike apo vendeve të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Bushati./a.m.