Emigrantët sirian dhe iraken që ndodhen në kampet greke kanë nisur të kërkojnë të tjera rrugë për të shkuar tranzit drejt vendeve të Evropës Perëndimore.
Një prej këtyre rrugëve është edhe Shqipëria, që u përfol si vend tranzit. Edhe pse refugjatët nuk mësynë në territorin shqiptar me grupime prej mijëra vetash, siç ndodhi me vendet fqinje, vendi ynë është përdorur nga shumë klandestinë si pikë tranziti.
Policia kufitare ka ndaluar sërish një grupim me refugjatë të jashtëligjshëm. Bëhet fjalë për 5 shtetas sirian dhe 5 irakenë të cilët vinin nga Selaniku dhe u ndaluan në Kapshticë. Ndaj këtyre shtetasve u lëshua urdhër për largimin vullnetar të menjëhershëm./a.m.