Izraeli ka akuzuar Facebookun se nuk ka bërë mjaftueshëm përpjekje për të kontrolluar përmbajtjet online të cilat nxisin dhunë kundër shtetit, ka thënë Ministri i Sigurisë Publike, Gilad Erdan duke e përshkruar rrjetin social si “përbindësh” gjatë një interviste në një televizion të shtunën.
Facebook reagoi menjëherë të dielën në një qëndrim zyrtar në Reuters, duke thënë se punon ngushtë me Izraelin për të larguar përmbajtje urrejtëse ose abuzive në rrjetin social.
Kompania nuk iu adresua direkt komenteve të Erdan.
Izraeli është përballuar nga një valë sulmesh në rrugë të kryera nga palestinezët muajt e fundit. Që nga tetori, 34 izraelitë dhe dy amerikanë janë vrarë gjatë sulmeve në rrugët palestineze, përderisa forcat izraelite kanë vrarë të paktën 201 palestinezë, thuhet sipas Reuters./a.m.