Kancelaria gjermane, Angela Merkel shumë shpejt duhet të përballet me “problemin që paraqet Jean Claud-Juncker”, theksojnë burime nga Berlini për “Times”.
Siç transmeton “Independent”, një ministër gjerman ka thënë se Angela Merkel e sheh shefin e Komisionit Evropian si pjesë të problemit të tejzgjatur në Bashkimin Evropian, transmeton lajmi.net.
“Juncker në vazhdimësi ka punuar kundër interesave të përbashkët dhe reagimi i tij ndaj referendumit britanik neve na ka sjellë shumë dëme”, ka thënë një burim nga kabineti i kancelares gjermane.
Siç transmeton gazeta, retorika e Junckerit rreth qëndrimeve të Irlandës Veriore dhe Skocisë, si dhe takimi me kryeministren skoceze, Nicola Sturgeon kanë qenë “hapa provokativ të panevojshëm”.
“Kjo nuk është kohë për gritje të vogla, por presioni që ai të jap dorëheqje do të rritet vazhdimisht. Kancelarja gjermane vitin e ardhshëm do të duhej ta zgjidh këtë”, ka thënë burimi.
“Independenti” britanik thekson se presidenti i KE-së do të duhej të ishte personi që udhëheqë procesin e federalizmit të BE-së.
Gjithashtu, përveç Merkelit për Junckerin nuk mendojnë mirë as ministrat tjerë nga BE-ja, kurse njeri nga ta është shefi i diplomacisë çeke, Lumobir Zaoralek./a.m.