Për shkak të konflikteve në Felluxha të Enbarit në perëndim të Irakut njoftohet se 12.400 familje kanë braktisur shtëpitë e tyre.
Zëdhënësi i ministrisë irakiane për Migracionin dhe Refugjatët, Settar Nevroz, në një deklaratë për AA-në tha se “Javën e kaluar nga Felluxha 12.400 familje kanë braktisur shtëpitë e tyre.
Këto familje që ndodhen në situatën e migrimit të brendshëm, para se të rikthehen në shtëpitë e tyre do ti nënshtrohen kontrollit të sigurisë.”, referoi Express. (b.an)