Tre makina kanë marrë flakë nga një pakujdesi e një shoferi pranë një qendre tregtare në Tiranë.
Ky i fundit ka harruar çakmakun në sedilje, duke bërë që temperaturat e larta të bëjnë që çakmaku të shpërthejë.
Kështu, fillimisht ka marrë flakë makina brenda së cilës ndodhej çakmaku, ndërsa më pas flakët kanë përfshirë edhe dy automjete të tjera që ndodheshin në parking, në qendrën tregtare City Park.
Sipas raportuesve nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa zjarrfikësja ka mbërritur 20 minuta pas ngjarjes dhe po punon për shuarjen e flakëve./a.m.