Qytetarë të revoltuar presin që nga ora nëntë e mëngjesit në anën shqiptare të pikës kufitare të Kakavijës. Sipas asaj që ata raportojnë për Javanews, makina ku ka edhe gra e fëmijë të mitur, presin prej dy orësh për të kaluar kufirin, për shkak se grekët njoftojnë ndërprerjen e internetit në sistemin e tyre të kompjuterave. Një “anomali” që ndodh jo rrallë, sidomos kur në Athinë kanë ndonjë pakënaqësi me Tiranën zyrtare.
Fotot e meposhtme janë derguar para pak minutash nga Kakavija posaçërisht për Javanews.
Javanews.al