Një 60-vjeçar është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm, në afërsi të liqenit artificial.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, viktima është gjetur rreth 100 metër larg nga bregu. Nuk dihen ende rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja. Menjëherë kanë mbërritur policia dhe polumbarët dhe po punojnë për nxjerrjen e trupit të viktimës.
Në njoftimin paraprak të policisë thuhet: “Më datë 04.07.2016, rreth orës 07:10, tek kodrat e liqenit artificial, në një largësi rreth 100 m nga bregu, është gjendur një shtetas i mbytur, i seksit mashkull rreth 60 vjeç. Në vendin e ngjarjes policia dhe polumbarët po punojnë për nxjerrjen e trupit të viktimës.”/a.k