Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, deklaroi se koordinimi ndërinstitucional e parandalon ekstremizmin. Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës ka vlerësuar se vetëm një koordinim ndërinstitucional mund të çojë ën parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Tërnava në intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’ ka thënë se për të luftuar këtë dukuri negative, ndihmon shumë fuqizimi i institucioneve arsimore të BIK-ut.
Sipas Tërnavës, vetëm në këtë mënyrë parandalohen interpretimet e mësimeve fetare nga njerëzit jokompetentë e pa adresë. Myftiu Tërnava ka shtruar si çështje të nevojshme miratimin e statusit juridik të bashkësive fetare.
Njëkohësisht, Tërnava ka thënë se fillimi i ndërtimit të xhamisë në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë, do të fillojë shumë shpejt, citohet Express. (b.an)