Forcat xheniere të francës kanë kryer një shpërthim të kontrolluar jashtë ambienteve të Stade de France, aty ku pak orë më pas do të luhet ndeshja mes Francës dhe Islandës. Tifozët të cilët i ishin drejtuar stadiumit thanë se kishin dëgjuar një shpërthim të zhurmshëm, teksa policia i kishte thënë se momentalisht nuk mund të hynin në stadium.
Pak më parë policia u njoftua për një objekt të dyshimtë dhe menjëherë ka shkuar në vendngjarje. Në disa media është raportuar se bëhej fjalë për një automjet të dyshimtë që ishte parkuar pranë stadiumit.
Ende nuk dihet nëse bëhej fjalë për një sasi eksplozivi apo thjesht për një alarm fals./java/a.k