Walmart konkurrenti numër një i Amazon është u bërë edhe më konkurrues.
Programi shitës ShippingPass Mega tani është në dispozicion falas për 30 ditore. Madje edhe konsumatorët ekzistues të ShippingPass mund të marrin pjesë në këtë ofertë të Walmart. Walmart do të ofrojë një muaj shërbime shtesë, pa pagesë për abonentët e saj.
Duke kërkuar të marrë dominimin kundrejt Amazon, Walmart prezantoi shërbimin e saj të vitit të kaluar, i cili kushtonte 50 $ në vit, për abonentët e saj.
Fillimisht, ShippingPass i jepte mundësi klientëve të saj, të mund të përdornin shërbimin falas për një periudhë 3 ditore. Por në maj, Walmart duke u krahasuar me Amazonë e cila ofronte shërbime falas 2 ditore, zvogëloi çmimin në 49 $ kundrejt 99 $ të Amazon. Shifër kjo më e ulët se gjysma e çmimit të Amazon.
Përveç shërbimeve dyditore, ShippingPass gjithashtu lejon konsumatorët e Walmart të blejnë artikuj pa asnjë kërkesë minimale dhe kthimi pas i produktit gjithashtu është falas, si për blerjet online, ashtu edhe për blerjet në dyqan./krokodili.al/a.k