Qyteti i Falluxhas në Irak është çliruar nga militantët e Shtetit Islamik, por gjurmët e tyre duken kudo.
Jo vetëm në shkatërrimin e qytetit, por edhe në provat e aktivitetit të tyre. Forcat irakene dhe ato ndërkombëtare kanë zbuluar kafazë njerëzore të djegur, predha, punishte bombash artizanale e të tjera.
Beteja për Falluxhan nisi më 22 maj dhe ishte e fundit në një seri humbjesh territoriale për ISIS në Irak gjatë vitit të fundit.
DM/d.i.