Gjermania kalon Italine permes 11-metershave. Djemte e Joakim Low u treguan me te sakte nga pika e bardhe e penalltive duke triumfuar me rezultatin 6-5. Nje drame e vertete ne stadiumin e Bordeaux dhe ne fund buzeqeshen gjermanet. Italianet largohen gjithsesi me koken lart nga kompeticioni ku askush nuk i llogariste ne fillim. Gjermanet do te mesojne rivalin ne gjysmefinale pas ndeshjes mes Frances dhe surprizes se Islandes.
***
120 minuta pa fitues. Italia dhe Gjermania barauan 1-1, duke e çuar ndeshjen çerekfinale drejr gjuajtjes se penalltive.
***
Nuk ka fitues ne fund te 90-minuteshit midis Gjermanise dhe Italise. Sfida perfundoi ne barazim 1-1 me gola te shenuar nga Ozil ne minuten e 65-të dhe Bonuçi ne te 78-en me penallti. Fituesi do te percaktohet ne kohen shtese ose me penallti ne rast se sfida perfundon serish barazim.
***
Italia nuk dorezohet kurre. Azzurret barazuan me ane te Leonardo Bonuçit i cili realizoi me 11-metersh. Penalltia u fitua nga te kaltrit pas nje prekje me dore nga mbrojtesit gjerman.
****
Gjermania kaloi ne epersi perballe Italise ne minuten e 65-te. Per pancerat shenoi Ozil qe perfitoi nga nje gabim i mbrojtjes italiane.
Te kaltrit u goditen moralisht pas golit. Djemte e Contes rrezikuan te pesonin te dytin 3 minuta me tej kur Bufon beri mrekulline duke pritur gjuajtjen e Gomez.
****
Ka perfunduar ne barazim me rrjeta te paprekura pjesa e pare e supersfides çerekfinale midis Gjermanise dhe Italise, ne kuader te evropianit “France 2016”.
Nje pjese e pare pa shume histori ku ekipet u treguan mjaft te kujdesshme per tu mbrojtur. Raste te pakta nga te dyja anet.
Vlejn te theksohen dy raste ne minutat e 42′ dhe 44′. Fillimisht ishte Myler qe u tregua i pasakte ne nje moment rremuje ne zonen e te kalterve duke goditur mjaft dobet.
Dy minuta me pas Xhakerini dha nje top qe pershkoi zonen e gjermaneve por askush nuk arriti te gjuaje. Sturaro goditi nga jashte zone por devijimi i mbrojtesve shpetoi Gjermanine nga pesimi i golit.
****
Sot luhet supersfida mes Italisë dhe Gjermanisë e vlefshme për çerekfinalet e evropianit “Francë 2016”. Klasikja që vë përballë dy gjigandët e futbollit botëror mund të cilësohet si një finale e parakohshme. Dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Joachim Low dhe Antonio Conte i kanë nxjerrë në fushë lojtarët, për të cilët besojnë që do të rezultojnë më të suksesshëm në këtë përballje.
Formacioni startues i Gjermanisë: Neuer; Boateng, Hummels, Howedes; Kimmich, Kroos, Khedira, Hector, Ozil; Muller, Gomez.
Formacioni startues i Italisë: Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Florenzi, Parolo, Sturaro, Giaccherini, De Sciglio; Eder, Pelle.
HISTORIKU I PERBALLJEVE
Jo vetëm historia e lavdishme e këtyre dy ekipeve, por edhe rivaliteti mes tyre e bën një sfidë mjaft të veçantë.
Gjermania mund të jetë ekipi më i fortë, por tani dridhet. Dridhet sepse përballë do të ketë Italinë, që për Gjermaninë është “macja e zezë”. Në futboll fiton gjithmonë Italia. Kur përballë janë gjermanët, buzëqesh gjithmonë Italia. Sepse nuk humbet asnjëherë me Gjermaninë(humbja e fundit daton në një miqësore 4-1 disa muaj më parë). Nga Riviera, tek Paolo Rosi, Nga Roberto Mançini e deri tek Aleks Del Piero- janë emrat që kanë bërë të zhgënjehet një Gjermani e tërë.
Përballjet
Kur thua Itali-Gjermani, nuk mund të mos mendosh për paraqitjen magjike të “axurrëve” në Botërorin 2006, që fituan në kohën shtesë në gjysmëfinale dhe më pas u shpallën kampionë përballë Francës.
Megjithatë, ai nuk është kujtimi i vetëm i hidhur i “Mannschaft”, që kundër Italisë ka vuajtur gjithmonë dhe ka regjistruar më tepër zhgënjime sesa kënaqësi. Në 30 sfidat e mëparshme ndërmjet dy skuadrave, të luajtura prej vitit 1923 e deri më sot, Italia ka një bilanc dukshëm pozitiv. “Axurrët” kanë fituar 14 ndeshje, nëntë janë mbyllur në barazim, ndërsa gjermanët kanë shtatë fitore. Por, fakti interesant është se triumfet e vetme të “pancerave” janë regjistruar vetëm në ndeshjet miqësore.
Në përballjet zyrtare, Gjermania nuk ka arritur ta mposhttë asnjëherë Italinë. Në 2006 nga një “mace e zezë”, Italia kthehet në një makth për Gjermaninë, duke prishur ëndrrën e një kombi të tërë. Italianët fitojnë pikërisht në shtëpinë e gjermanëve me dy super gola të Grosos dhe Del Pieros dhe në fund ngrenë në qiellin gjerman Kupën e Botës. Edhe në vitin 2012 italianët triumfuan sërish me Gjermaninë në gjysmëfinale me dy gola të Ballotelit, por humbën finalen me Spanjën.
Sfidat e mëdha
Kundër Gjermanisë, italianët kanë kujtime të dy sfidave që kanë hyrë në histori: gjysmëfinalja e Botërorit 1970 ku “axurrët” fituan 4-3 dhe finalja e Botërorit 1982, të fituar 3-1 nga Italia. Pra, edhe pse Gjermania cilësohet si një prej favoriteve për të triumfuar në Euro 2016, tashmë ata duhet të bëjnë llogaritë me Italinë, një skuadër që cilësohet si “macja e zezë”. Një pengesë shumë e vështirë për t’u kaluar nga skuadra e Joakim Lëv, që synon lavdinë kontinentale./a.m.