Një poster i vendosur në dritaren e kafenesë Notting Hill Gate i ka paralajmëruar 6 bërësit e fushatës për BREXIT që të qëndrojnë sa më larg pasi ata në mënyrë të suksesshme i binden britanikët që të votojnë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, shkruan TheSun.
Kandidatët konservatorë, Michael Gove dhe Andrea Leadsom, lideri Ukip Nigel Farage dhe ish Kryetari i Londrës Boris Johnson janë “persona non grata” dhe nuk janë të lejuar për të vizituar lokalin për ushqim dhe pije, thonë stafi.
Posteri thotë: “Këta njerëz kanë lënduar punonjësit tanë dhe miqtë tanë, dhe ne nuk do t’i lejojmë ata që ta ndajnë të njëjtën hapësirë me ne”./