Katër persona që hiqeshin si doganierë u arrestuan nga policia greke në Kalpaq të Janinës gjatë një operacioni për shkatërrimin e një bande hajdutësh që operonte në Greqi.
Autoritetet greke thonë se katër të arrestuarve iu gjet një kamion i ngarkuar me sende të vjedhura, të cilat ishin grabitur në Athinë prej anëtarëve të tjerë të bandës raporton tch.
Në kamionin që ata u arrestuan u gjetën sende elektrike të vjedhura, një traktor si dhe një motor skafi.
Dy anëtarë të tjerë të bandës mundën të largohen dhe janë shpallur në kërkim./a.m.