Arrest me burg ka vendosur Gjykata e Shkodrës për ish-drejtorin e Hipotekës Ilir Niklekaj, i cili akuzohet se falsifikoi dokumentet për 15 mijë metra katrorë tokë në zonën e Velipojës.
Masa e sigurisë ndaj tij është dhënë në mungesë pasi ai rezulton ende i shpallur në kërkim.
Ndërkohë për noteren Valbona Fishta, Gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe për topografin e hipotekës Spartak Hazhiajn “arrest shtëpie”./a.m.