Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh të gjithë anëtarëve e mbështetësve të pbdnj-së dhe kryetarit të saj, Vangjel Dule, urimet e tij më të përzemërta me rastin e Kongresit të kësaj partie. Meta vlerëson rolin e moderuar dhe konstruktiv që PBDNJ luan në politikën shqiptare si një faktor i rëndësishëm kontribuues në të gjitha zhvillimet politike në vend.
Kryetari i Kuvendit vlerëson misionin e pbdnj-së përgjatë viteve si një përfaqësuese dinjitoze e minoritetit grek, mbrojtëse e të drejtave të njeriut, vlera për të cilat rolit i PBDNJ ka qenë i pikatur dhe i një rëndësie të veçantë në jetën e vendit.
Sipas Meta, PBDNJ gjithmonë ka demonstruar një politikë racionale konstruktive dhe parimore, duke ndihmuar dhe promovuar dialogun politik dhe jo konfrontimin politik. Një rol të tillë ajo vazhdon ta luajë dhe sot dhe ky pozicionim pozitiv i PBDNJ-së është për t’u vlerësuar.
Gjithashtu, Ilir Meta shpreh besimin e tij se PBDNJ-ja do të vazhdojë të japë të njëjtin kontribut edhe në të ardhmen dhe se roli i saj është i rëndësishëm për promovimin e vlerave të bashkëjetesës dhe avancimin e axhendës integruese të Shqipërisë./a.m.