Futbollistët e Përfaqësueses së Anglisë po akuzohen se qëllimisht janë eliminuar nga “Euro 2016”. Tifozët po insistojnë se futbollistët anglezë më shumë ishin të interesuar për të shkuar në pushime sesa për të dhënë maksimumin në Kampionatin evropian.
Anglia në “Euro 2016” e eliminua në 1/8 e finales nga Përfaqësuesja e Islandës. Tifozët me të drejtë po akuzojnë lojtarët që nuk e kanë pasur mendjen te evropiani. Mbrojtësit Nathaniel Clyne dhe Kyle Walker më shumë ishin të interesuar për të qenë në Ibiza pranë femrave të bukura sesa të përfaqësonin shtetin e tyre në një turne të madh.
Të gjitha këto i ka zbuluar një i afërt i modelistes Carla Hoëe, pasi kjo e fundit kishte kontaktuar nëpërmjet sms-ve si me Clynen ashtu edhe Walkerin. Walker ka qenë i titullar i padiskutueshëm në përbërjen e seleksionuesit Roy Hodgson. Ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga posti i seleksionuesit pas poshtërimit nga Islanda.
Mbrojtësi i krahut gjatë tërë kohës sa ishte në Francë ka komunikuar me bukuroshen që gjendej për pushime në Ibiza me shoqëri, referon Koha. (b.an)