Sipas një studimi amerikan të kryer nga ‘Woman’s Hospital’, në Boston dhe i publikuar në reviste ‘Science’, higjiena e tepruar tek fëmijët mund të çojë në zhvillimin e patologjive si astma, alergjia dhe koliti. Arsyeja është se pa ekspozimin ndaj mikrobeve dhe papastërtive në vitet e para të jetës, sistemi imunitar nuk mësohet të kontrollojë reagimin ndaj armiqve të përditshëm si pluhuri dhe poleni.
Shkencëtarët kanë vërtetuar se mikrobet e zorrëve janë fondamentale për sistemin imunitar. Nëse nuk do të ishin mikrobet, në fakt, qelizat e sistemit imunitar do të ‘çmendeshin’ në mushkëri dhe zorrë, duke rritur rrezikun e prekjes nga astma dhe koliti. Nga ana tjetër, nëse këto mikrobe janë të pranishme, qelizat në fjalë tërhiqen.
Kërkimet lidhur me këtë studim vijojnë, por ka disa prova shkencore që vërtetojnë se gratë zhvillojnë sëmundje autoimune më shumë se burrat, sepse që fëmijë ato mbahen më pastër se djemtë.