Prokurorët e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit (DIICOT) arritën të zbulonin sasinë rekord të kokainës të kapur ndonjëherë në Rumani, në portin e Konstancës, që ndodhej në katër kontenierë të shkarkuar nga një anije.
Një sasi e kësaj kokaine u bë publike për gazetarët.
”Policia arrestoi gjashtë persona, pesë prej të cilëve ishin kolumbianë dhe lituanezë. Drejtuesi i këtij rrjeti trafiku, një qytetar holandez, i lindur në Marok u arrestua në Spanjë”, deklaroi kryeprokurori i DIICOT-it, Daniel Horodniceanu.
”Kjo është sasia rekord e kapur në Rumani dhe një nga më të mëdhatë edhe në Evropë”, shtoi ai.
”Kjo sasi droge e kishte vlerën 600 milion euro”, deklaroi shefi i Drejtorisë së Policisë për Luftën Kundër Krimit të Organizuar, Claudiu Cucu.
Në këtë operacion policor morën pjesë mbi 150 trupa rumune dhe të agjencive partnere. (java /r.a)