• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gërdufje në qeveri!

by Enkel Demi
02/07/2016 10:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Dje, ndoshta ishte dita më e keqe që një aleat t’i ngulte thikën qeverisë. Fill pas grabitjes të ndodhur në Rinas, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp dhe ka akuzuar as më shumë e as më pak Ministrinë e Brendshme që nuk po kryen detyrimet kushtetuese, kurse forcat e rendit i përshkroi si struktura që bëjnë propagandë me statistika, madje përdori një fjalë që u lodha ta gjej në Fjalorin shqip-shqip, “gërdufje”. Luan Rama, vetë ish-ministër i rendit thotë: “Nuk arrij të kuptoj se çfarë tjetër duhej të ndodhte më shumë se grabitja në mes të ditës në pistën e aeroportit që të tundet shteti e të vihen përpara përgjegjësisë të gjitha institucionet e sigurisë kombëtare, të cilat janë sfiduar për të disatën herë në këtë mënyrë. Por ngjarja e djeshme është padyshim më e rënda se ndodh në një kohë, kur Ministria e Brendshme flet për masa shtesë të sigurisë në të vetmin aeroport ndërkombëtar që kemi, menjëherë pas tragjedisë që ndodhi pas sulmit terrorist në Aeroportin e Stambollit. Cilat janë masat shtesë që banditët të hynin, të bënin çfarë deshën e të dilnin qetë-qetë sikur po dilnin nga një kafene rruge? Është e pafalshme, është e patolerueshme!”. Më tej ai kërkon mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, kurse kërkon nga Presidenti i Republikës të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Ka dalë dhe Edi Paloka, por dukej shumë më i moderuar se aleati kryesor i qeverisë së kryeministrit Rama. Më i edukuar, me gjuhë më të mëndafshtë, Paloka kërkoi të njëjtat gjëra si Luan Rama.

Natyrisht, ngjarja është shumë e rëndë dhe mbas atentateve të Stambollit është cinizëm i hapur ndaj sigurisë në vend, por reagimi i LSI, kësaj here zyrtarisht dhe jo personalisht, rrëfen që klima brenda qeverisë është armiqësore. Praktikisht kjo deklaratë e Luan Ramës vërteton katërcipërisht fjalët që barka e shumicës po fut ujë, madje rrezikon të mbytet. Tani që reforma në drejtësi është muri ndarës mes forcave politike, një sulm kaq i hapur ndaj ministrit më të rëndësishëm të qeverisë Rama, policisë dhe aparatit të sigurisë nuk është këmbanë alarmi, por hedhje e dorezës së sfidës për duel.

Është e qartë prej kohësh që nga partia tjetër e së majtës buron çdo gjë veç buzëqeshjes, por dje ka nisur zyrtarisht beteja për ta mbajtur në këmbë këtë shumicë qeverisëse apo jo. Ngjarja e Rinasit është një argument i vërtetë, jo një sajesë, ndaj dhe forca e goditjes ishte po kaq e madhe. Kryeministri dje nuk pati asnjë deklarim, por i kujtoi shefit të opozitës se nuk ka frikë nga reforma në drejtësi. Madje, e porositi Lulzim Bashën t’ia thoshte këtë Sali Berishës. U duk sikur e la fjalinë e porosive përgjysëm, se e kishte me merak të çonte fjalë dhe diku gjetkë.

21 korriku mund të mos sjellë reformën në drejtësi, por një krizë të vërtetë qeveritare, ku Edi Ramës do i duhet të marrë lapsin dhe të mbledhë votat që ka për mbajtur në këmbë qeverinë. Në një farë mënyre të bëjë të njëjtat llogari matematikore si ambasadori Donald Lu, i cili ka zënë një tryezë në Rogner dhe këmben bashkëbiseduesit. Diplomatit amerikan nuk i dalin numrat për reformën dhe po bën diversionistin patriot të Shqipërisë. Ramës ka gjasa të mos i dalin numrat për tjetër hall dhe në një tjetër tryezë të Rognerit do i duhet të thërrasë ndoshta të tjerë faktorë. Natyrisht, shumë kohë nuk ka në dispozicion, sepse LSI ka filluar t’u bjerë telefonave.

Next Post

Një përkujtim origjinal i 2 korrikut 1990, dita e ambasadave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In