Kryeministri i vendit Edi Rama do të marrë pjesë sot në kongresin e Partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut ku do të prezantohet programi politik, duke iu përgjigjur kështu ftesës së tij. Prej kohësh marrëdhëniet e Ramës dhe Dules kanë qenë të tensionuar dhe shkak për këtë u bë futja e PDIU-së në koalicionin qeverisës.
Për këtë shkak Dule dha dhe dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Kuvendit të cilin aktualisht e mban Shptim Idrizi i PDIU-së. Më herët, Vangjel Dule ishte takuar me kryedemokratin Basha, pas takimit me të cilin ai ishte shprehur se, ende nuk e kishte vendosur se në cilin koalicion do të bëjë pjesë.
Me. Ar