Ndeshja e fundit çerekfinale e Euro 2016, në mes të nikoqirit Francës dhe befasisë së këtij turneu, Islandës, do të drejtohet nga gjyqtari holandez Bjorn Kuipers.
Kjo është ndeshja e tretë për Kuipers në këtë Evropian, pasi që në fazën e grupeve ka drejtuar ndeshjet mes Gjermanisë e Polonisë, si dhe atë në mes të Spanjës dhe Kroacisë, transmeton kp.
Takimi mes Francës dhe Islandës do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 21:00, në Stade de France të Parisit. (b.an)