Mbyllet në barazim 1-1 pjesa e parë midis Uellsit e Belgjikës. Secila prej skuadrave pati pjesën e vet të dominimit e të rasteve.
Belgjika mori epërsinë e merituar me golin fantastik të Radja Nainggolan, nga jashtë zonës.
Uellsi më pas u hodh në kërkim të barazimit dhe e gjeti gjithashtu me meritë, me Ashley Williams, në minutën e 31-të.
Pas barazimit, të dyja skuadrat patën nga një rast për të shënuar golin e dytë, ndërkohë që Belgjika ishte më kërkuese ndërsa Uellsi preferoi kundërsulmet.
d.i.