Policia e Fierit ka zbardhur vrasjen e ndodhur në Vlosh të Roskovecit, duke bërë të ditur se ajo vërtet ka qenë aksidentale nga i biri 8-vjeçar, por ka ndodhur në pyll e jo në shtëpi, duke pastruar çiften. 35-vjeçari Karafil Rrapushaj është qëlluar nga djali dhe ky i fundit, i tronditur nga ajo që bëri, ka lajmëruar familjarët, por duke mos treguar fillimisht të vërtetën për shkakun.
“Rreth ores 12:15, jemi njoftuar se ne pyllin e fshatit Vlosh, Rroskovec, Fier, ujku kishte ngrene nje person, i cili me pas kishte gjetur vdekjen. Menjehere me marrjen e njoftimit eshte formuar grupi hetimor dhe ka filluar kryerja e veprimeve proceduriale ne pyllin e fshatit Vlosh, nga ku ka rezultuar se ka gjetur vdekjen shtetasi Karafil Rrapushi. Ky person ka gjetur vdekjen per aresye se eshte qelluar me arme gjahu teke nga djali i tij 8 vjecar shtetasi F. Rr.”, njofton Policia e Fierit.
Nga hetime e deritanishme rezulton se 35-vjeçari bashkë me djalin e tij, 8 vjeç, kishin shkuar në pyll për të mbledhur bimë medicinale. Por, në një moment kur Rrapushi ka lënë armën e gjahut në tokë, djali i tij ka shkrepur armën në mënyrë aksidentale duke qëlluar të atin në kraharor. Pas këtij veprimi, djali i mitur fillimisht nuk u ka treguar të vërtetën familjarëve, duke pretenduar se i kishte sulmuar ujku. Më pas në prani të psikologut, ai ka pranuar të vërtetën.
“Shtetasi Karafil Rrapushi ka dale ne pyllin e fshatit per te mbledhur bime medicinale dhe eshte ulur per te pushuar, nderkohe i biri ka marre armen e gjahut dhe ka filluar te luaje dhe pa dashje ka realizuar shkrepjen e cila ka shkaktuar vdekjen e babait të tij. Vete femija 8 vjecar ka njoftuar familjaret per vdekjen e te atit dhe ka sajuar ngjarjen fillimisht me qellim mbulimin e saj nga frika, me pas ka shpjeguar te verteten. Me femijen e mitur po kryhen veprimet ne prezence te psikologut dhe avokatit”, perfundon komunikata e Policisë.
Panorama/d.i.