Gjykata e Lartë në Austri ka anuluar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale që u humbën nga kandidati i të djathtës ekstreme Partia e Lirisë.
Kjo parti ankimoi rezultatin me pretendimin se votat me postë ishin ilegale dhe se ishin menaxhuar jo në mënyrën e duhur.
Kandidati i saj, Norbert Hofer humbi zgjedhjet ndaj Alexander Va nder Bellen me vetëm 30 863 vota diferencë ose më pak se 1% e votave, shkruan Panorama.
Kjo do të thotë se në zgjedhjet e 11 majit nuk ka as humbës dhe as fitues, dhe për të zgjedhur presidentin e ri të vendit do të ketë proces të ri zgjedhor. Në pretendimin e saj Partia e Lirisë shprehej se votat postare ishin numëruar në mënyrë të paligjshme në 94 nga 117 distrikte, raporton panorama.
Qindra vota ishin hapur para kohës që parashikojnë rregullat zgjedhore ndërsa disa të tjera janë numëruar nga njerëz të paautorizuar.
Po ashtu, kjo parti pretendoi se kishte fakte se disa persona nën 16 vjeç kishin votuar po ashtu edhe të huajt ishin lejuar të hidhnin vota në kutitë e votimit./a.k